POLITIKE

NATO paralajmëron Moskën për grumbullimin e trupave pranë kufirit me Ukrainën

Ministrat e Jashtëm të NATO-s i bënë thirrje Rusisë të martën që të mos përshkallëzojë, duke paralajmëruar se ata qëndrojnë në solidaritet me Ukrainën.

Duke folur nga Riga e Letonisë, ku ministrat e jashtëm të NATO-s janë mbledhur për një samit, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se grumbullimi i trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse pranë kufirit ukrainas “është i paprovokuar dhe i pashpjegueshëm”.

“Ne shohim ndërtimin e ushtrisë ruse, shohim armaturë të rëndë, shohim drone dhe trupa të gatshme për luftim. Rusia duhet të jetë transparente dhe duhet të ulin tensionet dhe të mos përshkallëzojnë”, shtoi ai.

Stoltenberg theksoi se megjithëse Ukraina nuk është një aleat i NATO-s dhe për këtë arsye nuk bie nën Nenin 5 për Mbrojtjen Kolektive, ajo është “një partner shumë i vlerësuar”.

“Ne ofrojmë mbështetje, mbështetje politike, praktike. Aleatët ofrojnë trajnime, ngritje kapacitetesh, pajisje dhe jam absolutisht i sigurt se aleatët do të angazhohen dhe rikonfirmojnë mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën gjithashtu gjatë takimit të sotëm,” tha ai.

Ndërkohë, Kievi tha se situata përgjatë kufirit të saj dhe kriza e emigrantëve midis Bjellorusisë dhe BE-së janë të lidhura dhe se Rusia luan rol.

Përpara takimit të NATO-s, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni është shumë i shqetësuar për lëvizjet përgjatë kufirit të Ukrainës.

Më herët Vladimir Putin paralajmëroi NATO-n se Rusia do të jetë e detyruar të reagojë, nëse shkel vijat e kuqe të vendosura prej saj në Ukrainë. Ai shtoi se Moska e sheh vendosjen e disa armatimeve perëndimore në tokën ukrainase si një shkak për reagim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago