Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, një luftanije amerikane u vendos së fundmi në ujërat e detit Adriatik, për të kryer një seri stërvitjesh ushtarake.
Luftanija “Harry Truman”, si dhe njësi të tjera luftarake nga vendet anëtare të NATO-s, kryen në brigjet italiane aktivitete mbikëqyrëse nga 24 janari deri më 4 shkurt në kuadër të operacionit “Sulmi i Neptunit 22”.
Dy aeroplanmbajtëse, 15 anije dhe rreth 90 avionë luftarakë praktikuan gjatë kësaj periudhe manovra të përbashkëta dhe simuluan sulme ndaj objektivave armike.
Interesting, USS Harry S. Truman carrier strike group continues to operate in the Adriatic Sea. pic.twitter.com/SDkz5RMZDt
— Manu Gómez (@GDarkconrad) January 8, 2022
Stërvitja u krye në një kohë kur Rusia ka grumbulluar trupat e saj në kufi me Ukrainën dhe pas paralajmërimit se këtë muaj dhe muajin e ardhshëm ajo do të kryejë një stërvitje të marinës së saj në Atlantik dhe Paqësor, ku do të marrë pjesë e gjithë flota detare.
Bëhet fjalë për një tregues force kundrejt vendeve të Perëndimit, se Moska mund të jetë duke planifikuar pushtimin e Ukrainës pasi ka mbledhur mbi 100 mijë trupa në kufirin e saj dhe mbi 30 mijë të tjera në Bjellorusi për stërvitje të përbashkëta.
Nga ana e saj, Moska i mohon akuzat në fjalë dhe argumenton se lëvizja e trupave bëhet me synimin për t’u mbrojtur nga ekspansioni i NATO-s në Lindje.