BREAKING NEWS

Britania heq të gjitha kufizimet e koronavirusit në 21 shkurt, Franca drejt eliminimit të Green Pass

Boris Johnson planifikon të heqë të gjitha kufizimet e koronavirusit në Angli një muaj më herët. Kryeministri britanik deklaroi para deputetëve se në rregullat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi më 21 shkurt do të hiqet edhe karantina për ata që rezultojnë pozitivë.

“Duke patur parasysh tendencat aktuale inkurajuese të të dhënave, unë pres që ne do të mund t’i japim fund kufizimeve të brendshme, përfshirë kërkesën për t’u izoluar nëse rezultoni pozitiv, një muaj më herët,” tha kryeministri para deputetëve.

Ministrat do të publikonin udhëzime të reja, tha Downing Street pas njoftimit të Johnson, duke shtuar se ishte e mundur që disa kufizime të udhëtimit mund të mbeten si; formularët e pasagjerëve dhe karantina për njerëzit e pa vaksinuar. Testet për Covid do të mbeten falas për momentin.

Ndërkaq në Francë, në fund të marsit dhe fillim të prillit, mund të ketë një situatë epidemiologjike që lejon eliminimin e pasaportës së vaksinimit, ekuivalente me Super Green Pass. Kështu deklaroi Alain Fischer, kryetar i Këshillit Drejtues për strategjinë e vaksinimit, në një seancë dëgjimore në Komisionin e Çështjeve Sociale të Senatit, referuar të dhënave aktuale të situatës epidemiologjike dhe të shtruarve në spitale.

Ndërsa në Itali qeveria nuk përjashton mbajtjen e maskave në ambientet e brendshme edhe në prill. Mediat italiane raportojnë duke cituar burime qeveritare se kjo do të varet nga ecuria e tablosë epidemiologjike. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të përfundojë më 31 mars dhe supozohet se masat mbrojtëse do të përdoren edhe pas kësaj date.

Ndërkohë në SHBA këshilltari kryesor i Joe Biden tha se kufizimet e koronavirusit mund të përfundojnë së shpejti, por paralajmëroi se departamentet lokale të shëndetit mund të rifusin përkohësisht masat nëse zbulohen shpërthime në komunitet.

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, do të shpallë në orët në vijim heqjen e detyrimit për përdorimin e maskave dhe kërkesën e vaksinës për të hyrë në ambiente të mbyllura. Vendimi vjen në një kohë kur infeksionet që lidhen me variantin Omicron të Covid kanë filluar të bien ndjeshëm. Prej muajsh, Nju Jorku ka vendosur detyrimin për të mbajtur një maskë në ambiente të mbyllura dhe për të kontrolluar statusin e vaksinimit në hyrje të ambienteve. Nuk është e qartë nëse kërkesa për maskë do të mbetet në shkolla. Shtetet e tjera të udhëhequra nga demokratët, si New Jersey dhe Delaware, e kanë hequr tashmë atë për studentët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

6 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

21 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago