Natyra Kuçi denoncon vëllain e deputetes së VV’së se po organizon turmat e linçimit

Fitim Pacolli, vëllai i deputetës së VV’së, Fitore Pacolli, në një grup në Facebook i cili është hapur për të përkrahur kryeministrin Albin Kurti, iu ka bërë ftesë anëtarëve të grupit të reagojnë kundër një statusi në Facebook nga kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

Lidhur me këtë, zyrtarja e PSD’së, Natyra Kuçi, ka shkruar në Facebook se vëllai i deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, Fitim Pacolli, ka filluar t’i mbledh turmat e linçimit.

Përmes një statusi në Facebook, Kuçi thotë se kjo po bëhet në mënyrë indirekte, duke sulmuar nëpër rrjete sociale të gjithë ata që nguxojnë ta ngrisin zërin kundër VV’së.

“Vëllau i deputetes Fitore Pacolli po mbledh turmat e linçimit. Normalisht, pasi që nuk mund ta bëjnë këtë gjë me sulme direkte, mundohen me ato indirekte, duke mbledhur masat në rrjete sociale në mënyrë që të frikësojnë këdo që guxon të ngris zërin kundër tyre”, ka shkruar Kuçi.

Kuçi ka theksuar se kështu po bëhet nxitje e urrejtjes.

“Nuk po flasim për shfaqjen e mospajtimit, sepse këtë do të mund ta bënin nëpërmjet argumentimit, por vetëm nxitje të urrejtjes kundër tjetrit që nuk pajtohet me ty. Logjika e turmave e tillë është e rrezikshme dhe duhet të luftohet në çdo nivel të tij”, ka shtuar tutje ajo.

Ndërkohë lidhur me postimin e Fitim Pacollit ka reaguar edhe asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Socialdemorkate, Nol Nushi, ka shkruar në Facebook se vëllai i deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, Fitim Pacolli, po tentojnë të përvetësojnë protestën e qytetarëve nga ballkonet e tyre.


“Ky ketu eshte vellau i Fitore Pacollit, deputetes se VV. Ne menyren me te turpshme bashke me te tjere po tentojne te pervetrsojne protesten qytetare nga ballkonet. Ne te njejtin grup, tash ben thirrje per lincim te kundershtareve politike. Pra kur je me VV ta bejne ❤️, kur nuk pajtohesh me te ta bejne 😡. Mentaliteti i tille shkakton dhe perligje sulmet fizike ndaj kundershtarit. Logjike e turmes. E rrezikshme”, ka shkruar Nushi në Facebook.