Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik, në orën 22:00, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë At Nikolla Marku, në moshën 77-vjeçare. Ai ishte prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan dhe një prej figurave më të njohura për përkushtimin e tij në shërbim të besimit dhe komunitetit.
Për dekada me radhë, At Nikolla Marku e ktheu kishën në lagjen Kala të Elbasanit në një qendër shpirtërore të hapur dhe të gjallë për çdo besimtar, duke ruajtur me fanatizëm vlerat e trashëgimisë ortodokse shqiptare.
I njohur për qëndrimin e tij të palëkundur në mbrojtje të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, At Nikolla Marku u përplas shpesh me drejtuesin e Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, të cilin e akuzonte për uzurpim të kryesimit të kishës dhe për ndikim të tepruar grek në çështjet fetare të vendit. Qëndrimet e tij shpesh qenë të vetmuara, por gjithmonë të vendosura dhe të artikuluara me bindje.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…