Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare, raporton A2 CNN. Njoftimin e dha Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila bëri me dije se Imzot Janullatos ndërroi jetë në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ku ishte i shtruar pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Janullatos ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej vitit 1992. U nderua me 27 medalje e çmime dhe në vitin 2000 u propozua për Çmimin Nobel.
Do të jetë Sinodi i Hirshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilët, si dhe sipas Statutit të Kishës do të mblidhen në vijim për të vendosur se kush do të jetë Kryepeshkopi e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Sinodi do të përbëhet nga; Hirësia e Tij, Joani – Mitropolit i Korçës; Hirësia e Tij, Dhimitri – Mitropolit i Gjirokastrës; Hirësia e Tij, Nikolla – Mitropolit i Apolonisë dhe Fierit; Hirësia e Tij, Andoni – Mitropolit i Elbasanit; Hirësia e Tij, Nathanaili – Mitropolit i Amantias dhe Hirësia e Tij, Asti – Mitropolit i Beratit.
Ndërkohë, referuar Statutit të Kishës, zgjedhja e Kryepeshkopit të ri duhet të bëhet për një periudhë kohore 3 deri në 6 muaj.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…