Një azilkërkues shqiptar në Britani ka rrëfyet për The Guardian momentet e tmerrit që përjetoi teksa autoritete vendase atje do ta dëbonin në Ruanada, në Afrikën Lindore.
26-vjeçari shqiptar ka thënë se ishte në gjendje shumë të rënduar mendore, teksa po priste të hipte në fluturimin e depërtimit për në Ruanda, një vend për të cilin ai tha se nuk di “asgjë”.
Shqiptari është një nga shtatë azilkërkuesit që kanë nisur sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore.
Pjesa tjetër e azilkërkuese janë tre iranianë, një irakian dhe një vietnamez. Të gjithë mbërritën në MB me gomone të vogla në mes të majit.
“Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”, ka thënë shqiptari për The Guardian.
Ai tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, kuptoi se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në MB.
“Jam në një gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën . Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Anglia. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”, thotë i tmerruar shqiptari, i cili për fat të mirë nuk u dërgua në Ruanda, pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut eka anuluar në momentin e fundit dëbimin e azilkërkuesve në Afrikë.
Ai tha se kishte menduar të vriste veten në vend që të hipte në avion.
Ndërkohë, një nga burrat iranianë tha: “Unë prisja mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk mora asnjë, kështu që po i kërkoj popullit britanik të më mbështesë në vend të kësaj”.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…