KRYESORE

Ndalimi i punimeve në rrugën afër Manastirit të Deçanit, vjen deklarata e KFOR’it

Punimet në rrugën afër Manastirit të Deçanit nuk janë ndalur nga KFOR’i, siç është raportuar në media.

“Është krejtësisht e pavërtetë”, kanë thënë nga KFOR’i në një përgjigje për Gazetën Express, të shtunën.

Ndërkaq, në një komunikatë dërguar të gjitha mediave, KFOR’i ka njoftuar se komandanti i misionit të drejtuar nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi, vizitoi sot Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit, e cila përfshin Manastirin Ortodoks serb të Deçanit, zonën religjioze të mbrojtur nga KFOR-i.

Sipas KFOR’it, gjatë vizitës së tij, Gjeneral Risi u takua me Kryetarin e Komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj në zyrën e tij, me ftesë të Komunës. Komandanti i KFOR-it gjithashtu u takua me Peshkopin Sava Janjiq në Manastir.

“Në të dy takimet u diskutua për situatën e përgjithshme në zonë, duke marrë parasysh ndikimin e veçantë në siguri të punimeve në rrugën R108 që shtrihet në afërsi të Manastirit Decanit”, thuhet në njoftim.

“Gjeneral Majori Risi riafirmoi angazhimin e paanshëm të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në një mjedis të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, përfundon njoftimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago