LAJME

Ndalohen katër persona, Prokuroria del me njoftim për aksionin kundër fajdeve

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë dhe Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Të dyshuarit do të hetohen për veprat penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi”, “Detyrimi” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi të paligjshëm”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera  mbështetëse,  në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot,  është duke e realizuar  një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së ,“Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm” nga neni 294 par 3 i KPRK-së Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartëcekura”, thuhet në njoftim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

13 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

15 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago