LAJME

Telefonata kërcënuese për vendosje të bombave në disa shkolla të Beogradit, alarmohen sërish autoritetet e sigurisë

Raportime për bomba të vendosura sot në adresat e disa shkollave të Beogradit, kanë alarmuar autoritet e atjeshme të sigurisë.

Fillimisht është bërë e ditur se një telefonatë e tillë është dërguar në shkollën fillore “Drinka Pavloviq” në Beograd, ndërsa nga shkolla e konfirmojnë informacionin, transmeton Telegrafi.

Prindërit e fëmijëve që vijojnë mësimet në këtë shkollë, kanë marrë një mesazh mëngjesin e sotëm që të mos i sjellin fëmijët në klasë për shkak të kërcënimit me bombë.

Një ekip i MPB-së është dërguar në terren, raportojnë mediat e atjeshme.

Telefonatat për vendosje bombash arritën edhe në adresën e shkollës “Laza Kostiq” në Beogradin e Ri.

Gjithashtu ka pasur edhe në shkollën fillore “Kosta Abrasheviq” në Resnik dhe në shkollën fillore “Jovan Miodragoviq” në Vraçar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

22 sekonda ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

12 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

14 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago