POLITIKE

“Ndërkombëtarët nuk e pranuan Anton Qunin për ministër” – Flet Lutfi Haziri

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti mbrëmë deklaroi se Anton Quni është propozuar edhe në të kaluarën për Ministër të FSK-së, por tha se ndërkombëtarët kanë penguar një emërim të tillë.

“Kam dëgjuar se Fatmir Sejdiu e ka pasur të preferuar Antonin për Ministër por që ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar”, ka thënë Xhavit Haliti.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur lidhur me deklaratën e Halitit, ka mohur se ka pasur një vërejtje nga ndërkombëtarët.

“Është një fakt se Anton Quni e ka lëshuar forcën e sigurisë, dhe për një kohë ka qenë këshilltar për siguri në presidencë gjatë kohës së presidentit Fatmir Sejdiu, dhe pastaj largimi i presidentit nga zyra shkon me staf dhe mandej është angazhuar politikisht në LDK, dhe në listën për deputetë, i ka fituar zgjedhjet”, ka thënë Haziri, përcjell “Bota sot”.

I pyetur nëse Anton Qunin nuk e pranuan ndërkombëtarët për ministër, nënkryetari Haziri shprehet se LDK-ja nuk ka njerëz të tillë.

“Ne nuk kemi njerëz të tillë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nuk e di në çfarë informacione është bazuar Xhavit Haliti, por ne nuk kemi njerëz të tillë, dhe Anton Quni është një prej njerëzve që në lideship nuk ka pasur probleme të tilla”, ka shtuar Haziri


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

10 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

13 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

15 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

15 orë ago