BOTA

Ndodh e paimagjinueshmja, kërkohet zëvendësimi i Putin në televizionin shtetëror rus

Një sulm paimagjinueshëm ndaj presidentit Vladimir Putin ka shpërthyer në televizionin shtetëror rus, ku një politikan kërkoi largimin e despotit nga detyra.

Opozitari Boris Nadezhdin, i cili e ka kritikuar operacionin special të Rusisë në Ukrainë, që në ditën e tij të parë, u shpreh në kanalin NTV se rusët duhet të zgjedhin një lider të ri në zgjedhjet e vitit 2024.

“Duhet të zgjedhim dikë tjetër dhe jo Putin. Pastaj gjithçka do të shkojë mirë”, u shpreh opozitari rus.

Sipas ekspertëve britanikë, kjo është hera e parë që dikush kërkon largimin e Putin nga televizioni shtetëror rus, që nga nisja e luftës në shkurt të vitit 2022.

Më tej, Nedazhdin shtoi se nën regjimin e Putin nuk ka asnjë mënyrë të mundshme që Rusia të kthehet në Europë.

“Na duhet të zgjedhim një drejtues ndryshe që do ta qeverisë vendin dhe do të ndalë këtë luftë në Ukrainë. Na duhet një qeveri ndryshe që do ta lejojë Rusinë të rindërtojë marrëdhëniet me vendet e BE”, shtoi Nedazhdin.

Drejtuesi i emisionit, Ivan Trushkin, një propagandist i njohur i Putin u përpoq që ta ndërpriste Nadezhdin, duke thënë se i priste të gjitha këto fjalë të tij.

Ndërsa propaganduesit e Putinit kanë kritikuar hapur ushtrinë ruse dhe sukseset e luftës, ata nuk e dënojnë presidentin, por Nadezhdini bëri pikërisht këtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

4 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

19 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago