Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës u shoqëruan me forca të sigurisë për shkak se është dashur të sigurohet hyrja e tyre në objekte komunale pa pengesa.
Këto deklarata kryeministri Kurti i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për situatën në veri të Kosovës. Ai theksoi se ky nuk ishte vendim politik.
“Në këtë pikë më duhet të theksoj se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forca të sigurisë është vlerësim i institucioneve të sigurisë që vlerësojnë shkallën e rrezikshmërisë, pra nuk është vendim politik, por unë si kryetar e mbështes këtë, edhe atëherë, edhe sot”, deklaroi Kurti.
Ai tha se e mbështet këtë vendim pasi incidentet në ditët në vijim e dëshmuan se kishte rrezik për sulme nga “banda kriminale”.
Ai shtoi se tensionimi i situatës më 29 maj, kur ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar, ishte “e planifikuar mirë” dhe e orkestruar nga Beogradi.
Kurti përmendi me emra pjesëtarët e organizatave kriminale serbe që shkaktuan dhunën në veri, disa prej të cilëve sipas tij kanë lidhje miqësore me djalin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…