LAJME

Ndodh edhe kjo: Suharekasi gjuan me armë pasi u kap me vëllain për ‘digitron’ të televizorit

Jo rrallëherë është raportuar për konflikte verbale në familjes kosovare, që kanë eskaluar edhe në kanosje serioze e përleshje brutale. Të tilla ngjarje, në shumicën e rasteve lidhen me problemet e telashe mes familjarëve për të cilat nuk arrijnë zgjidhje.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi edhe në një familje në fshatin Vraniq të Suharekës, ku ka pasur të shtëna me armë pas një konflikti që plasi mes dy vëllezërve, shkruan Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri nga ta po dyshohet se ka shkrepur armën në oborrin e shtëpisë së tyre, si pasojë e një mosmarrëveshje që pati me vëllain e tij.

Për pasojë, debati eskaloi dhe njëri prej tyre mori armën dhe gjuajti, me qëllim që ta frikësojë vëllain e tij.

Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konfiskuar armën që dyshohet se është përdorur dhe gëzhojën që u gjet në oborr.

Ndërsa dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të nisin hetimet.

Motivi që i futi në sherr dy vëllezërit dyshohet të jetë një fjalosje momentale për shkak të telekomandës së televizorit dhe kanaleve televizive, të cilat secili prej tyre dëshironin t’i ndiqnin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

24 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago