Rusia reagon me kritika ndaj planeve të NATO-s për ndërtimin e një “shengeni ushtarak” për lëvizjen e lirë të forcave të armatosura dhe pajisjeve luftuese. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një zhvillim i tillë përshkallëzon edhe më tej tensionet mes Moskës dhe Perëndimit, ndërsa paralajmëroi një reagim nëse propozimi do të bëhej realitet.
Kjo deklaratë nuk është gjë tjetër veçse nxitje e tensioneve në Europë dhe do të ketë pasoja. Deklarata të tilla nënkuptojnë se ata në Europë nuk duan të dëgjojnë shqetësimet tona. Ata flasin për sigurinë e tyre në dëm të sigurisë tonë. Dua të them edhe një herë, është NATO ajo që lëviz vazhdimisht infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufirit tonë. Ne nuk po shkojmë drejt infrastrukturës së NATO-s. Dhe kjo nuk mund të mos shkaktojë shqetësim dhe nuk mund të mos çojë në masa hakmarrëse për të garantuar sigurinë tonë.
Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit
Më tej, zëdhënësi komentoi edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për zhvillimin e marrëdhënieve me NATO-n dhe organizimin e stërvitjeve ushtarake me aleancën e Atlantikut të Veriut.
“Ne e kuptojmë mjedisin në të cilin ndodhet Serbia, natyrisht, mënyra më e mirë për të ndërtuar marrëdhënie është dialogu. Është shumë e vështirë për serbët, sepse ata janë nën presion të vazhdueshëm”, nënvizoi zëdhënësi i Kremlinit. Zyrtari i Putinit, shtoi më tej se Rusia dhe Serbia vazhdojnë të mbajnë një raport dhe partneritet të veçantë. Deklaratat e Peskov, vijnë pasi shefi i komandës së logjistikës së NATO-s, Gjenerali Aleksandër Sollfrank, shprehu shqetësimet e tij për burokracitë e shumta dhe vonesën e lëvizjes së trupave dhe armëve në Europë në rast të shpërthimit të një konflikti me Rusinë.
Aleanca perëndimore po mbështet vazhdimisht Ukrainën në betejën e saj për liri, ndërsa Kievi pret që të bëhet një vend anëtar. Megjithatë NATO ka theksuar shpesh se dëshiron të shmangë një luftë kundër Rusisë, duke marrë në konsideratë arsenalin e madh bërthamor të Moskës.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…