Pasditen e 3 nëntorit, nënkryetari i parë i këshillit rajonal lokal, Yuriy Soboleveksyi tha se flamuri rus është hequr nga ndërtesa e administratës rajonale Kherson, derisa kjo gjë është raportuar me të madhe nga llogari të ndryshme në rrjetin social, Twitter.
Përveç kësaj, thuhet se disa pika kontrolli ruse rreth qytetit Kherson ishin braktisur.
Prej gati një muaji, forcat ruse kanë evakuuar banorët vendas nga bregu i djathtë i rajonit Kherson në bregun e majtë. Autoritetet ukrainase e kanë cilësuar si deportim të banorëve.
Ndërkaq, sipas parashikimit të kreut të departamentit kryesor të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kyryl Budanov, çlirimi i Khersonit nga trupat ukrainase mund të përfundojë deri në fund të muajit nëntor.
Heqja e flamurit u konfirmua nga një banor vendas për BBC.
Për më tepër, sipas bashkëbiseduesit, rusët çmontuan postblloqet e tyre.
“Blloqet e rrugëve u hoqën në qytet, si dhe në hyrje nga Mykolayiv në Chornobayivka dhe Stepanivka, si dhe direkt në hyrje të qytetit. Pushtuesit nxorën gjithashtu të gjithë flotën operative”, tha ai.