BREAKING NEWS

Në kishën e Ulpianës zbulohet mozaiku me dedikimin e Perandorit Justinian, përmendet ‘Dardania’

Në mozaik është shkrimi i dedikimit të Perandorit Justininan dhe Perandoreshës Teodora  për kishën më të madhe të kohës që u zbulua rishtas. Në mbishkrim theksohet Dardania, shkruan Gazeta Metro.

Në parkun arkeologjik të Ulpianës gjatë hulumtimeve arkeologjike thuhet të jetë zbuluar një mozaik në një prej kishave që mendohet të jetë një prej më të mëdhave në Ballkan të asaj periudhe.

Gazeta Metro ka mësuar se gjatë gërmimeve në këtë bazilikë është gërmuar edhe një mozaik që përmban dedikimin e perandorit bizantin Justinian dhe gruas së tij perandoreshës Teodora.  Në mbishkrimin dedikimit përmendet edhe Dardania sipas burimeve.

Në këtë lokacion të ri po hulumtojnë ekipe të Institutit të Arkeologjisë së Kosovës dhe ekipe të huaja.  Këto ekipe vitin e kaluar i ranë në gjurmë verën e kaluar kishës më të madh në Ballkan.

Justinian sundoi Perandorinë Romake të Lindjes në shekullin e 6 pas Krishtit dhe bëri përpjekje të mëdha për të rikthyer pjesën perëndimore të perandorisë romake nga pushtuesit barbarë. Një prej arritjeve të Justinianit ishte ndërtimi i tempullit më të famshëm të krishterë, Hagia Sophia, në Konstantinopojë.

Perandori Justinian ishte i dyti i dinastisë së Justinit, perandorëve bizantin që vinte nga Dardania e mesjetës së hershme dhe ndoshta i fundit që fliste latinisht në pallatin perandorak në Konstanipojë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

17 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago