Forcat Ajrore të SHBA-së konfirmuan sot se kanë rrëzuar një balonë spiune kineze, që u pa në qiell mbi Shtetet e Bashkuara disa ditë më parë, një ngjarje që ngjall për amerikanët kujtimet e sulmeve me balona të kryera nga forcat japoneze kundër SHBA-së në Luftën Botërore.
Nga nëntori 1944 deri në prill 1945, ushtria japoneze lëshoi rreth 9,300 balona që u bartën nga rrymat ajrore nga Japonia në Amerikën e Veriut, transmeton Telegrafi.
Balonat e mbushura me hidrogjen kishin një mekanizëm që i mbante në një lartësi prej 10 mijë metrash për rreth tre ditë, gjë që mjaftonte që një rrymë e fortë ajri t’i sillte në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Balonat mbanin kombinime bombash ndezëse dhe shpërthyese. Japonezët donin që balonat të shpërthyen në zonat pyjore të Amerikës dhe të ndezin zjarre, duke shpërqendruar SHBA-në nga lufta, ndërsa ajo përpiqej të luftonte zjarret në shtëpi.
Bombat me balona, të quajtura “Fu-Go” nga japonezët, ishin armët e para që kishin një rreze ndërkontinentale, dhe ato fluturime ishin sulmet me rrezen më të gjatë veprimi në historinë e luftës.
Pikërisht dy ditë pas lëshimit të balonës së parë, një patrullë e marinës amerikane në brigjet e Kalifornisë dalloi mbetjet nga pajisja dhe shenjat japoneze në det, kështu që ata njoftuan FBI-në.
Vetëm dy javë më vonë, kur më shumë mbetje të balonave u gjetën në det, ushtria amerikane e kuptoi rëndësinë e paralajmërimit.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…