Një stuhi e fuqishme arktike ka përfshirë të gjithë veriperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej të premtes, me temperatura rekord, që në Malin Uashington, në Nju Hempshër, kanë arritur deri në -79 gradë celcius.
Ndërkohë, erëra të acarta kanë përfshirë këtë fundjavë edhe Nju Jorkun, Masaçusetsin dhe Konektikatin. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në SHBA, ky i ftohtë i acartë do të jetë i përkohshëm.
Por, edhe në ditët e para të kësaj jave, era do të jetë e ftohtë, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të bien edhe përtej -13 apo -14 gradë celcius. Temperatura ekstreme u shënua në Nju Hempshër, ku i gjithë parku kombëtar i Malit Uashington u pushtua nga errësira, i ftohti ekstrem dhe akulli, ku termometri për më shumë se 24 orë shënoi -79 gradë celcius.
Praktikisht, vendi u bë i pajetueshëm.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…