Anëtari i Kongresit të Deputetëve në Spanjë, Aitor Esteban, ka kërkuar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, që Spanja ta njohë Kosovën si shtet.
“Njihni Kosovën një herë e përgjithmonë, pasi që jeni përballur me ata edhe në futboll”, i tha Esteban kryemintrit spanjoll gjatë seancës plenare të Kongresit, raportojnë mediat në Spanjë.
Esteban e këshilloi kryeministrin Sánchez që të mos ketë frikë nga pasojat në Katalonjë apo në Bask, duke thënë se “ajo që duhet të ndodhë do të ndodhë”.
Në të njëjtën mënyrë ka folur edhe deputetja e partisë Bildu, Mertxe Aizpurúa, e cila e ka qortuar Sanchezin që në fjalimin e tij ka përmendur pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit “përveç njërit, Kosovës, një vend që qeveria e tij nuk e ka njohur ende”.
“Është koha që Kosova të njihet si shtet i plotë, sovraniteti dhe legjitimiteti, sepse është një shtet i ri i krijuar me vullnetin e qytetarëve, tha deputetja e Bildu.
“Ne nuk duhet t’i kthejmë shpinën demokracisë apo vendimit të publikut, as në Ballkan dhe as në këtë shtet”, ka theksuar Aizpurúa.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…