Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në Kosovë është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Përmes një postimi, ai e cilësoi këtë si një lajm shprese për shumë gra që dëshirojnë të bëhen nëna.
“Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF)”, ka shkruar Vitia.
Ai theksoi se kjo procedurë tashmë mund të realizohet në QKUK dhe se dy procedurat e para do të ofrohen pa pagesë për pacientet.
“Një lajm që jep shpresë për shumë gra që presin të bëhen nëna, e që tashmë këtë procedurë mund ta realizojnë në QKUK, ku dy procedurat e para ofrohen pa pagesë”, ka shtuar ai.
Ministri ka falënderuar gjithashtu stafin mjekësor për punën dhe përkushtimin në realizimin e këtij suksesi.
“Falënderojmë ekipin profesional të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm”, ka shkruar Vitia.
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…
Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…
Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka…
Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…
Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…