Biznesmeni Rezart Taçi, rezulton të jenë përfshirë në një skemë komplekse financiare ndërkombëtare të pastrimit të parave të ardhura nga veprimtari kriminale dhe e shtrirë në disa shtete.
Sipas SPAK janë mbledhur prova se skema financiare drejtohej nga sipërmarrësi italian Francesco Zummo, djali i tij Ignazio Zummo në bashkëpunim me biznesmenin Italian Fabio Petruzzella, një shtetas zviceran me origjinë italiane Daniele Castagalli dhe Rezart Taçi, i përfshirë në biznese në sektorin e naftës.
Në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie Rezat Taçi thuhet se kishte angazhuar personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, konkretisht Artur Balla, kunatin e tij dhe Bledar Lilo, truproja e tij informon SPAK. Këta të fundit u arrestuan sot (12 nentor 2021).
“Janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale” informoi sot SPAK.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…