Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së (OVL-UÇK) dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës pas takimit që patën me datën 30.06.2020 kanë deklaruar se kanë nxjerrë disa përfundime, në mesin e tyre mbajtjen e një proteste.
E gjithë kjo vie pasi ditë më parë u bë publike propozim-aktakuza në drejtim të presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli nga Prokuroria Speciale në Hagë, shkruan Indesonline.
Njoftimi i plotë nga OVL-UÇK:
1.Në mënyrë unanime, edhe një herë u tha se jemi kundër gjykatës së tillë speciale me seli në Hagë,
2.U konstatua se bërja publike e ngritjes së aktakuzës së pakonfirmuar dhe momenti në të cilin u bë, tregon qartë atë që është thënë vazhdimisht se kjo gjykatë e sidomos prokuroria në Hagë, është e ndikuar politikisht, gjë që e bën të kundërligjshëm gjithë procesin,
3.Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, e sidomos për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi,
4.Të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshoj ligjin për gjykatën speciale, për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë,
Mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë me datën 9 korrik 2020 me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…