Mbrëmë komitët kanë sulmuar e rrahur 3 qytetarë të Hanit të Elezit (Kosovë).
Në vend se dhunuesit të kapen dhe të dorëzohen para drejtësisë dhe në vend se të rrahurve t’u jepej ndihma e parë, policia e Oliver Spasovskit dhe Agim Nuhiut ka arrestuar 3 kosovarët duke i marrë në pyetje plot 5, 6 orë.
Ata u mjekuan vetëm pasi u futën në Kosovë. Kjo sjellje antinjerëzore qoftë nga huliganët komitë qoftë nga institucionet që ligjërisht duhet t’i mbrojnë të sulmuarit, çuditërisht nuk u dënua as nga ambasada e Kosovës e as nga partitë shqiptare në RMV.
Ky shtet duhet ta kuptojë se incidente të këtilla (ku komitët kanë një kronologji antishqiptare) mund të përfundojnë me prishje të relacioneve ndërshtetërore KS-RMV, sidomos kur kjo e fundit eksportin e vetëm konkret e ka me Kosovë sepse Kosova dhe qytetarët e saj nuk do të tolerojnë përsëritjen e dukurive të këtilla.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…