Sot gjatë seancës plenare që u mbajt në Kuvend, kryeministri Kurti tha se është rritur konsumi i energjisë elektrike për shkak se çmimi i saj është i ulët. Mirëpo në vitin 2015 Kurti protestonte kundër çmimit të rrymës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Çmimet e energjisë elektrike në bursë janë shumëfishuar dhe nuk mund të ngelet as tek ne një situatë e favorshme, përderisa vazhdojmë të paguajmë vetëm 7 centë për kilovat/orë. Pra, është e vërtetë që po blejmë shtrenjtë dhe po shesim lirë energji elektrike dhe pa një afat të caktuar”, tha Kurti.
Ai tha se jetesa është e oranizuar rreth ngrohjes përmes termo-elektranave, por qe besa, edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm.
“Konsumi është tejet i madh, edhe për shkak të stinës së dimrit, edhe për shkak se mënyra jonë edhe e punës, edhe e banimit, edhe e jetesës është e organizuar rreth ngrohjes përmes termo-elektranave, por qe besa, edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, tha kryeministri.
Por në prill të vitit 2015 Lëvizja Vetëvendosje kishte thirrë protestë që të kundërshtohej çmimi i energjisë elektrike.
“Ajo e prek qytetarin e varfër të Kosovës i cili po përballet dita ditës me problemet më ekzistenciale të mundshme. Tash përveç halleve të shumta që i kemi, përveç ikjes masive të qytetarëve, përveç shtrenjtimit të mallrave të ndryshme, po duan t’ia shtojnë edhe një hall më shumë qytetarit të Kosovës e ky është shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike”, kishte thënë Glauk Konjufca.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…