Në klasën e gjuhës shqipe në Windsor, Ontario të Kanadasë thuhet se janë mbi 30 nxënës që mësojnë gjuhën shqipe.
Pothuajse të gjithë nxënësit janë të lindur në Kanada. Qëllimi i kësaj shkolle është që ata përveç që mësojnë gjuhën shqipe, do të njihen edhe me kulturën shqiptare nën kujdesin e mësueses Edlira Husi, e cila mbështetet nga prindërit, vullnetarët dhe ambasada atje, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muca, është shprehur i emocionuar për misionin e shkollës shqipe në Windsor dhe për interesimin e fëmijëve që ta mësojnë gjuhen shqipe.
“Sa emocion në klasën e gjuhës shqipe në Windsor ku mbi 30 vogëlushë, pothuajse të gjithë të lindur në Kanada, mësojnë gjuhën tonë të bukur, recitojnë vargjet e poetëve tanë dhe kultivojnë kulturën shqiptare. Së bashku me abetaret dhe librat e rinj të gjuhës, përcolla mbështetjen dhe mirënjohjen për kontributin e vyer disa vjeçar të mësueses Edlira Husi, prindërve dhe vullnetarëve për mbarëvajtjen dhe vazhdimësinë e kësaj foleje të shqipes. Suksese!”, tha ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…