Nënë Liza- Ramës në protestë: Po je burrë, dil këtu para popullit

Duket se edhe banorë të “5 Majit” i janë bashkuar protestës së mbajtur para kryeministrisë këtë të shtunë për rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve.

Nënë Liza, e cila po proteston sot tha para qytetarëve se çmimet janë rritur, duke bërë të papërballueshëm jetesën.

Më tej ajo i bëri thirrje Ramës të dalë para popullit të lërë zyrën.

“Ai ngriti çmimet, ngriti taksat. S’ka rrugë ndryshe, ngrihuni në protestë. Unë jam Nënë Liza, na nxori nga shtëpia. Meqë na shembi shtëpitë, na ngriti dhe çmimet. Duam bukë dhe shtëpi. Ky po qe burrë, do dalë para këtij populli të lërë zyrën.”, tha ajo