Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka thënë ushtarakeet e Kosovës kanë shënuar edhe një sukses të radhës.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se oficerja dhe nëntogere Arbenita Haxholli-Grezda, ka diplomuar dje në US Army Logistic University në Fort Lee në Virginia, të ShBA-së, si studente e dalluar ndërkombëtare.
“Shumë urime nëntogere Haxholli-Grezda dhe mirënjohje e lartë për krenarinë dhe nderimin e kombit dhe atdheut”, ka shkruar Mehaj