Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka publikuar formularin të cilin mund ta plotësojnë të gjithë qytetarët që kanë informacione për laboratorët privatë të cilët fiksojnë çmimet në mënyrë të koordinuar për testin për COVID-19.
Kreu i AKK-së ka kërkuar nga qytetarët që t’i deklarojnë informatat e sakta, pasi sipas tij, vendosja e Autoritetit të Konkurrencës në lajthitje apo dhënia e informatave të rreme, mund të dënohen prej 1 mijë deri në 3 mijë euro.
“Për çdo fiksim të çmimeve në mënyrë të bashkërenduar të laboratorëve të licencuar për testin COVID 19, ju lutem plotësoni formularin në linkun më poshtë dhe përcilleni në info.konkurrenca@rks-gov.net. Të keni kujdes dhe të jeni të sigurt për informatat e ofruara, sepse vendosja e Autoritetit të Konkurrencës në lajthitje apo dhënia e informatave të rreme, dënoheni 1000 deri në 3000 euro”.
Formularin për plotësim mund ta gjeni KËTU.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…