LAJME

“Nëse një ditë më vret shpejtësia, mos qaj…”, postimi i viktimës në Prizren që tregon për pasionin e tij të frikshëm

Një garë me vetura mes dy të rinjve nga Gjakova në autostradën “Ibrahim Rugova” solli pasoja me fatalitet duke lënë të vdekur tre persona të cilët ndodheshin në rrugë duke përcjellë nga afër gjithçka po ndodhte mes dy garuesve.

Një prej personave që mbeti i vdekur ishte edhe Lordon Syla. Ai në një video të publikuar në rrjetin social Tik Tok, në muajin shkurt të këtij viti, tregoje se i ka pasur pasion garat me makina, pasi kishte bërë gara të tilla edhe vet.

“Nëse një ditë më vret shpejtësia mos qaj sepse vetëm vetura ime i di dhimbjet e mia dhe e vetmja mënyrë për të harruar të këqijat për mua është shpejtësia”, kishte shkruar tashmë i ndjeri Lordon Syla, duke treguar pasionin e tij për garat e shpejta me makina, shkruan Reporteri.net

Lordon Syla mbrëmë mbeti i vdekur në aksidentin në Prizren, pasi dyshohet se u shkel nga familjari i tij, derisa po shikonte garat me kerre në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Dy nga 3 viktimat e aksidentit mbrëmë në Prizren, Molos Delija dhe Lordon Syla kanë qenë futbollistë të ‘KF Gjakova’.

Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe ka thënë se se ky rast tragjik ka prekur zemrat e gjithësecilit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

23 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

3 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

3 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…

3 orë ago
  • POLITIKE

Raportimet për largimin e Grenell nga “Kenedy Center”, Serwer: Shpresoj të mos marrë ndonjë detyrë në Ballkan

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…

7 orë ago