Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tërhiqet dhe shtyn reformën në drejtësi pas protestave masive që e kanë futur vendin në krizën më të rëndë të brendshme ndër vite. Në fjalimin e mbrëmshëm drejtuar kombit, Nenjatahu tha se nuk mund të fusë vendin në luftë civile, ndërkohë që premtoi zgjidhje me çdo kusht. Kryeministri njoftoi se do të shtyjë votimin deri pas festës së Pashkës hebreje nga 5-13 prilli, për t’i dhënë kohë për një shans të vërtetë dhe për një debat të vërtetë.
“Ne nuk mund të kemi një luftë civile. Do të gjej një zgjidhje me çdo kusht, për t’i dhënë kohë një aprovimi të zgjeruar në seancën e ardhshme parlamentare për të arritur një marrëveshje”.
Ky vendim i Netanyahut u pranua nga opozita. “Unë do të vij në dialog me zemër të hapur dhe një shpirt të sinqertë”, theksoi Benny Gantz , kreu i partisë së qendrës Mahane Mamlachti. Yair Lapid, kreu i partisë së qendrës “Yesh Aitd”, tha gjithashtu se ishte i gatshëm të fillonte një dialog nën kujdesin e Herzogut.
Duke iu drejtuar protestuesve, kreu i ekzekutivit theksoi: “Jini të përgjegjshëm. Mos u dorëzoni në provokime. Metoda jonë demokratike është e duhura. Të mos i heqim popullit mundësinë e zgjedhjes. Do të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje”.
Netanyahu tha se ishte i vetëdijshëm për tensionet në rritje në shoqërinë izraelite dhe vullnetin për t’i zgjidhur ato, ndërsa akuzoi një “pakicë ekstremiste” për protestat.
Menjëherë pas fjalimit të Netanyahut, kreu i sindikatës më të madhe të vendit, Histadrut, tha se do të anulonte grevën e përgjithshme që kërcënoi të mbyllte ekonominë e Izraelit.
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…