Policia ka arrestuar njërin prej autorëve të ngjarjes së mbrëmjes së të dielës në Rrëshen, ku u qëllua me armë automjeti me të cilin lëvizte Saimir Reçi.
Martin Bardhi akuzohet për “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërsa në kërkim janë djali i 59-vjeçarit, Enrik Bardhi dhe nipi i tij shtetasi me iniciale K.B.
Dyshohet se Reçi dhe Enrik Bardhi janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, më pas ky i fundit ka shkuar në banesë dhe ka marrë një armë zjarri.
Autorët kanë qëlluar në drejtim të Saimir Reçit, i cili rezulton nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020. Nga të shtënat nuk mori lëndime, por në tentativë për tu larguar 41-vjeçari humbin kontrollin e automjetit duke u përplasur me bordurën.
Policia vijon punën për kapjen e dy të rinjve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nuk përjashton mundësinë e konflikteve të mëparshme mes dy fiseve.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…