Faza e dytë e armëpushimit në Gaza pritet të hyjë në fuqi së shpejti, ku çarmatosja e Hamasit dhe Gazës në përgjithësi është pika kyçe. Trupat paqeruajtëse që do të futen në këtë zonë, tha kryeministri Netanyahu, s’mund të jenë nga Turqia ose Katari.
Në një debat parlamentar në Knesset të hënën, ku u përmend shumë edhe Bordi i Paqes për Gazën nga presidenti Donald Trump, kryeministri izraelit siguroi parlamentarët se ushtarët e Turqisë dhe Katarit s’do të lejohen si trupa paqeruajtëse.
Përpos kësaj, Netanyahu e pranoi se për momentin ka mosdakordim midis Izraelit dhe SHBA-së për trupin administrativ ndërkombëtar që do ta mbikëqyrë tranzicionin në Gaza, raporton Jerusalem Post.
”E kemi një mosmarrëveshje me miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara në lidhje me përbërjen e trupit këshillues që do të shoqërojë proceset në Gaza”, tha kryeministri i shtetit hebre.
Por, kryeministri i Izraelit tha me vendosmëri se qëllimi kryesor do të jetë çarmatosja e Hamasit dhe krijimi i kushteve për një administrim paqësor në Rripin e Gazës, që s’do të përbëjë rrezik për shtetin hebre.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…