Në Shqipëri, termat “burrë” dhe “grua” pritet të ndryshojnë në ligj.
Një projektligj i ri për Barazinë Gjinore, i depozituar në Kuvend, zgjeron përkufizimin e gjinisë në një kuptim gjithëpërfshirës, duke i hapur rrugë çdo individi të vetëdeklarojë identitetin që dëshiron.
Pas dorëzimit në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet fillimisht në komisionet parlamentare dhe më pas në seancë plenare.
Nëse miratohet, ai do të ndryshojë mënyrën se si trajtohet barazia gjinore në Shqipëri, duke hapur një kapitull të ri për përfaqësimin dhe të drejtën e secilit për të deklaruar identitetin e zgjedhur.
“Jo të gjitha ndryshimet ligjore kanë sjellë realisht ndryshime, ose nuk janë shoqëruar gjithmonë me pasoja që prekin këdo.
Shpesh, ndryshimet ligjore janë bërë pa konsultim të plotë me grupet e interesit dhe më pas i janë servirur publikut si fakte të kryera.
Kjo ka bërë që shoqëria të ketë gjithmonë hezitim dhe mosbesim”, thotë Entela Binjaku, sociologe.
Ndryshimet janë përfshirë në draftin e dytë të projektligjit, në seksionin që përcakton konceptin e gjinisë.
Përveç zgjerimit të këtij koncepti, ligji parashikon edhe kuota më të larta për përfaqësimin gjinor – nga 30 deri në 50% – jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat.
“Ne vijmë nga një shoqëri ku burri dhe gruaja janë parë si identitete të ndara – kështu jemi edukuar dhe kështu i njohim.
Por ndryshimet që vijnë nga shoqëritë perëndimore ndikojnë edhe tek ne, duke sjellë transformime që nuk janë gjithmonë të kuptuara apo të pranuara lehtësisht.
Shoqëria vetë duhet të kërkojë më shumë informacion dhe ndërgjegjësim për vendimet që merren në emër të saj – por shpeshherë edhe në kurriz të saj”, vijon Binjaku.
Ekspertët theksojnë se duhet më shumë transparencë mbi mënyrën se si është arritur në këtë projektligj: mbi çfarë është mbështetur, me kë është konsultuar dhe nëse këto vendime përfaqësojnë realisht zërin e të gjitha grupeve të shoqërisë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…