LAJME

Nga ç’vdiq nipi 19-vjeçar i De Niros?

Nipi 19-vjeçar i Robert De Niro, Leandro De Niro Rodriguez, vdiq pasi mori pilula fentanyl, pretendon nëna e tij zemërthyer.

Vdekja e një të riu po hetohet si një mbidozë e mundshme pasi trupi i tij u zbulua në një apartament në Manhattan të dielën, më 1 korrik me një substancë pluhur të bardhë, thanë burimet policore.

Ndërsa raporti toksikologjik është ende në pritje, nëna e tij e pikëlluar, Drena De Niro, pretendon se dikush me vetëdije i ka shitur drogë djalit të saj.

“Dikush i shiti atij pilula fentanyl që ai e dinte se ishin fatale, por gjithsesi ia shiti”, shkroi Drena, 51 vjeçe, në Instagram të martën në përgjigje të një komenti që pyeste për shkakun e vdekjes së djalit të saj.

“Kështu, të gjithë atyre njerëzve që ende shesin dhe blejnë këtë mut, u them se djali im ka ikur përgjithmonë,” shtoi ajo.

Kryeekzaminuesi mjekësor ende nuk ka bërë të ditur një shkak zyrtar të vdekjes, por burimet thonë se detektivët e NYPD nga Manhattan South Narcotics Borough janë sjellë për të hetuar rastin.

Shefi i NYPD-së, James Essig, u tha gazetarëve muajin e kaluar se fentanyl-li tani është “inkorporuar në ndoshta 98% të barnave” në qytet.

“Fentanyl është në gjithçka tani, në gjithçka,” tha Essig.

Ndërkohë, Drena ka shpërndarë disa postime në Instagram pas vdekjes së djalit të saj.

“Mezi shkruaj përmes lotëve, por gjithë dashurinë, mesazhet, telefonatat, e-mailet, miqtë dhe familjarët që më kanë mbajtur këto 24 orët e fundit… Nuk jam përgjigjur ende, por u jemi mirënjohës për dashurinë dhe ngushëllimet”, ka shkruar ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

31 sekonda ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

10 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

17 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

18 orë ago