Kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Malaga të Spanjës pasi është pritur mbrëmë në Pallatin Elysse nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes Kurti ka shkuar atje , në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) ku subjekti që drejton ai është bërë anëtar i kësaj partie.
Krei i VV’së aty ka mbajtur edhe një një fjalim ndërsa Vetëvendosje thotë se “anëtarësim erdhi si rezultat i punës së bërë ndër vite, konsistencës në parimet socialdemokrate si organizatë dhe me shembull të udhëheqjes socialdemokrate në qeverisje”.
Kurti ka udhëtuar në Francë në Forumin e Paqes i ftuar nga Presidenti i Francës. Dje, atje, me bashkëshorten e tij është pritur nga Presidenti Macron ndërsa gjatë ditës ka takuar ekonomistin Thomas Piketty si dhe ka vizituar Shkollën Normale Superiore. Në Paris po qëndron edhe Ndihmëssekretari i Shtetit James O’Brien i cili ka lajmëruar një takim me Kurtin. Pas VV’së edhe Kryeministria ka njoftuar për udhëtimin “njëditor” të Kurtit në Spanjë. Atje, sipas ZKM, Kurti është shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.
Njoftimi i plotë
Lëvizja VETËVENDOSJE! bëhet anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë – PES
Sot, në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) – që po mbahet në Malaga të Spanjës për hir të zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024 – me votë të anëtarëve iu dha drita e gjelbërt anëtarësimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë familje politike të rëndësishme.
PES është forca politike më e madhe e së majtës në Bashkimin Evropian e cila është e përfaqësuar edhe në Parlamentin Evropian me grupin ‘’Socialistët & Demokratët’’ (S&D).
Pas fjalës hyrëse së Kryetarit të PES dhe ish-Kryeministrit të Suedisë Stefan Löfven mbi sfidat e Europës, Kryetari Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, iu drejtua delegatëve të partive anëtare me një fjalë përshëndetëse, ku theksohej progresi i përgjithshëm i Kosovës, por edhe kohën e rëndë që përjeton Evropa.
Anëtarësimi i Lëvizjes në këtë organizatë është një tjetër përparim në marrëdheniet ndërpartiake e ndërkombëtare, që do ta ndihmojë subjektin tonë në realizimin e synimeve dhe të programit progresist.
Ky anëtarësim erdhi si rezultat i punës së bërë ndër vite, konsistencës në parimet socialdemokrate si organizatë dhe me shembull të udhëheqjes socialdemokrate në qeverisje.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…