LAJME

Nga i burgosur në ‘humanist’ – koha kur “King Kobra” shtronte iftar për 600 persona

Dibran Hoxhaj, i dyshuar për vrasjen në Prizren mesnatën e së hënës, shpresonte t’i faleshin mëkatet e bëra në të kaluarën përmes ritualeve fetare.

Sapo kishte dal nga burgu në vitin 2018, njeriu i cili vetveten e quan “King Kobra”, kishte shtruar iftar për besimtarët myslimanë në fshatin e tij të lindjes, Zhur të Prizrenit.

Me mbi 150 raste në Policinë e Kosovës, Dibran Hoxha kishte marrë leje nga hoxha i fshatit Zhur për organizimin e një ifati për mbi 600 bashkëfshatarë të tij.

Në një paraqitje prej një humanisti dhe myslimani të devotshëm, Hoxhaj ishte prezantuar në një emision televiziv në muajin gusht të vitit 2018 pasi kishte qëndruar 20 muaj në burg.

Sipas hoxhës së fshatit Zhur, shpesh ishin organizohen iftare nga donatorë të ndryshëm, por se shumë prej tyre ishin refuzuar. Mirëpo organizimi i “Kobrës” ishte pranuar.

“Jo vetëm Dibrani por edhe të gjithë në fshatin Zhur njihen për aspektin human të cilin e kanë. Ka shumë donatorë sa që ka raste kur i kthejmë mbrapsht për shkak të numrit të madh të iftareve të cilët nuk mundemi me i organizu sepse nuk mundemi që njerëzit t`i mundojmë që të vinë çdo ditë në iftar. Kemi iftare por ndonjë prej donatorëve, organizatorëve i kemi larguar mirëpo iftaret e llojit të tillë janë të mirëseardhur gjithmonë”, kishte thënë hoxha i fshatit në një intervistë.

Ai kishte thënë se Bashkësia Islame gjithmonë i ka përkrahur iftaret e organizuara në këtë fshat, por sipas tij King Kobra-s i lejohet një gjë e tillë.

“BIK i janë përgjigjur me entuziazëm ftesës, kanë qenë gjithmonë prezent nëpër iftare të tilla të cilët i kemi organizuar pa dyshim që edhe donatorët nuk mungojnë siç është edhe rasti i këtij donatorit, Dibranit”.

Dibran Hoxha ishte raportuar se ka të regjistruara më shumë se 150 raste në Policinë e Kosovës.

Duke dashur të tregohet një humanist dhe ndihmues i atyre që kanë nevojë, Dibran Hoxhaj thoshte me gojën e tij diçka që përbën shkelje të rëndë ligjore, përdorimi i fëmijëve, ose shfrytëzimi i tyre për punë. Ai thoshte se ish-valltaren e lokalit “Kobra City”, Donjeta Kosumin e kishte “afruar afër vetes” kur ajo i kishte pasur 15 vjeç.

Të dielën në mesnatë, Dibran Hoxha dyshohet se është përfshirë në një rast të vrasjes së një 31-vjeçari në Prizren.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago