LAJME

Nga ka ardhur uji në Tokë? Ky gur mund të mbajë përgjigjen

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se nga vjen uji në Tokë, një hulumtim i ri në Mbretërinë e Bashkuar mund të ketë përgjigjen.

Kjo pasi studiuesit nga Muzeu i Historisë Natyrore të Londrës dhe Universiteti i Glasgow, në Skoci, studiuan një meteorit i cili ra në oborrin e një familjeje angleze vitin e kaluar, në qytetin Winchcombe, Gloucestershire, duke zbuluar se ai përmbante ujë të ngjashëm me atë të gjetur në Tokë.

“Është një dritare e qartë kristal në sistemin tonë të hershëm diellor,” tha për CNN të enjten Luke Daly, bashkëautor i studimit dhe një lektor i gjeoshkencës planetare në Universitetin e Glasgow.

Botuar në revistën Science Advances të mërkurën, studimi zbulon se shkëmbinjtë jashtëtokësorë mund të kenë sjellë përbërës kimikë vitalë – si uji – në planetin tonë miliarda vite më parë, duke krijuar kështu oqeanet dhe gjithë jetën në Tokë.

Përafërsisht 71% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë, me oqeanet që mbajnë rreth 96.5% të të gjithë ujit.

Imazhet dhe analizat kimike të meteorit Winchcombe – siç është bërë i njohur tashmë– zbuluan se ai përmban rreth 11% ujë dhe 2% karbon ndaj peshës, duke e bërë atë të parin e këtij lloji të gjetur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekipi, i cili mati raportin e izotopeve të hidrogjenit në ujë, zbuloi se ai i ngjante shumë përbërjes së ujit në Tokë, sipas një njoftimi për shtyp nga Muzeu i Historisë Natyrore.

Ekstraktet nga shkëmbi gjetën gjithashtu aminoacide jashtëtokësore, duke e bërë atë dëshminë më të fortë se uji dhe materiali organik u dërguan në planet nga asteroidë si ai nga i cili u shkëput Winchcombe.

Meteori u identifikua si një kondrite karbonike CM, një lloj meteori guror që përmban një përbërje të lartë përbërësish që i paraprijnë sistemit diellor.

I rikuperuar brenda 12 orëve nga zbarkimi i tij me ndihmën e UK Fireball Alliance, një organizatë që synon të rikuperojë meteoritët e sapo rënë në MB, ai kishte shumë pak kohë për t’u ndryshuar nga atmosfera e Tokës.

“Ne e dimë se çdo gjë brenda tij është 100% jashtëtokësore duke përfshirë 11% të ujit që përmban”, tha Daly.

Ndërsa ky punim është i pari nga shumë botime që janë në proces për meteoritin, Daly tha se ai do t’i mbajë ata të zënë për vite me radhë. “Sigurisht që ka shumë histori dhe sekrete të tjera të mbartura në këtë gur të veçantë,” shtoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago