Jetë e re për Danny Drinkwater, një nga heronjtë e Leicester City-t, që me Claudio Ranierin në krye fitoi një Premier League të pabesueshme për herë të parë në historinë.
Më pak se një vit më parë, mesfushori anglez u tërhoq nga futbolli dhe, siç shkruan “Marca”, tani i kalon ditët duke ndërtuar shtëpi në kantiere. Drinkwwater, në fakt, vendosi t’i përkushtohej personalisht fushës së ndërtimit.
Dhe të mendosh se pas atij sezoni të jashtëzakonshëm Chelsea e bleu për 40 milionë euro. Në harkun e pak muajve, ai u shndërrua nga një futbollist profesionist milioner në një murator, me pak fjalë, një zgjedhje jo e zakonshme.
Duhet mbajtur mend se kur u largua nga “Dhelprat” drejt Chelsea-t, niveli i tij ra shumë, për këtë arsye futbollisti kaloi disa periudha shumë të vështira. Vetë Danny pranoi se kishte probleme me shëndetin mendor gjatë kohës që ishte në Londër: “Më vdiq gjyshja, pastaj më vdiq gjyshi, babai im u diagnostikua me leukemi, ndërsa po luftoja për kujdestarinë e djalit tim. Më ngordhi edhe qeni! Kam qenë i humbur në atë periudhë” – pranon Drinkwater.
Fillim i ri: “Mendoj se kam qenë në harresë për një kohë të gjatë. Doja të luaja, por nuk pata mundësinë ta bëja në një nivelin ku ndihesha i vlerësuar”.
Në përgjigje të atyre që e pyesnin për jetën e tij të re, ai shkroi në Instagram: “Kam marrë shumë mesazhe për këtë punë, më pëlqen. Është një vendim”.