Nga Kragujevci u zhvendos në Istog se nuk gjeti punë atje, serbi shpall kandidaturën për kryetar komune në Kosovë

Një serb ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Istogut për zgjedhjet lokale

Radosh Repanoviq do t’i hyjë garës për të parin e Istogut në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, shkruan Reporteri.net.

I njëjti është zhvendosur në Kosovë në vitin 2008 ku krijoi një kooperativë bujqësore.

Ai për mediat serbe atë kohë kishte thënë se ndërmori këtë hap pasi pas diplomimit në Fakultetin Juridik në Kragujevc, atje nuk nuk arriti të gjejë punë.

Në garë bashkë me Repanoviqin do të jetë, Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjersa nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK ende nuk nuk kanë vendosur për emrin.