KRYESORE

Nga nesër kosovarët që kthehen në Gjermani do të obligohen të testohen për COVID-19

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se që nga nesër, të gjithë qytetarët, banorë rezidentë në Gjermani apo që kalojnë pushimet verore në Kosovë do të obligohen të testohen për COVID-19 sapo të kthehen në Gjermani.

“Nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 është obligativ posa të ktheheni në Gjermani. Pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit. Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime”, njoftohet nga Ambasada.

Ky vendim parasheh edhe dënim në rast të mosrespektimit të tij. 150 deri në 25,000 euro do të penalizohen ata që nuk do t’i nënshtrohen testimit.

Ndërkaq, Ambasada ka dhënë edhe udhëzime se ku duhet të drejtohen qytetarët që kthehen në Gjermani për tu testuar.

“Aeroportet ku mund të bëni testet – pa pagesë: Berlin, Bremen, Dortmund, Duesseldorf, Franfkfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart. Nëse udhëtoni me makinë, autobus apo tren nga Kosova në Gjermani testet mund t’i bëni edhe në stacione të Trenave (Munih, Nuernberg) si dhe në kufirin Austri- Gjermani në Autostradë në “Rastanlage Hochfelln- Nord” në Autostadën A 8 pranë Bergen. Edhe në stacionin e Autobusëve në Berlin (ZOB) mund të bëhen teste”.

“Nëse nuk arrini të testoheni në aeroporte apo edhe rrugë tokësore atëherë duhet të përmbushni obligimin ligjor dhe të lajmëroheni tek mjeku i shtëpisë apo Enti Shëndetësor i Komunës ku jetoni dhe testoheni”, thuhet tutje nga njoftimi.

Nëse jeni transit në Gjermani, nuk është i obligueshëm testi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago