LAJME

Nga nesër mbrëma më shumë shi, të enjten borë dhe erëra të fuqishme

Mendimi për motin – 19.11.2024

E mërkura fillon me intervale me diell, e gjatë ditës vransirat vetëm se fillojnë të shtohen, duke u shoqëruar me reshje shiu në perëndim të vendit. Më vonë këto të reshura shtrihen në pjesë tjera të vendit, e gjatë mbrëmjes vende-vende do të jenë më intenzive. Frynë edhe erëra mjaft të fuqishme nga jugu e jugperëndimi 5-15m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe zonave malore me hove mbi 20 e 25m/s, edhe mbi 100km/h. Temperaturat minimale zbresin vetëm deri në 4C e 7C, e ditën mbesin ende të larta, në 13C e 15C.

Reshjet e shiut të enjten gjatë mëngjesit shndërrohen në borë, me rënie të temperaturës, që deri në mbrëmje mund të zbres deri në -5C. Shtresa bore formohen edhe përgjatë pjesë të ulëta të vendit. Të premten mbi vend mbeten të pranishme më shumë vransira, e sërish fillojnë të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 9C, maksimalet. Në mbrëmje intensifikohen, e me kalimin e frontit të ftohtë, shndërrohen sërish në reshje dëbore, me temperatura maksimale që të shtunën zbresin në 0C e 2C. Ditën e shtunë vransirat shpërndahen, e priten më shumë kthjellime. Minimalet pësojnë rënie në -4C e -6C, e maksimalet në një rritje graduale deri në 6C.

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago