SPORT

Paraguai eliminon Turqinë nga Kupa e Botës

Kombëtarja e Turqisë ka zhgënjyer sërish në Kupën e Botës 2026, duke u eliminuar nga turneu pas humbjes 1-0 ndaj Paraguait.

Edhe pse luajti me një futbollist më shumë që nga fundi i pjesës së parë, Turqia nuk arriti të shmangte disfatën dhe i dha fund aventurës së saj në Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Matis Galarza, i cili shënoi me një goditje nga distanca pas vetëm dy minutash lojë.

Pas golit të hershëm, turqit morën kontrollin e lojës dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por u treguan të pasaktë para portës kundërshtare.

Situata për Paraguain u vështirësua në fund të pjesës së parë, kur Miguel Almiron u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të VAR-it në minutën e tretë shtesë.

Megjithatë, epërsia numerike nuk i ndihmoi turqit të ndryshonin rrjedhën e ndeshjes. Can Uzun dhe Deniz Gül shpërdoruan disa mundësi të mira nga afërsia, duke ndikuar në humbjen e ekipit të tyre.

Me këtë rezultat, Turqia largohet nga Kupa e Botës pas paraqitjeve zhgënjyese në dy ndeshjet e para, ndërsa Paraguai mbetet në garë për një vend në fazën e eliminimit direkt.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • SPORT

Rast historik në Botëror: Futbollisti përjashtohet me karton të kuq sepse e mbuloi gojën gjatë një debati

Një episod i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Paraguait dhe Turqisë në Kupën e…

31 minuta ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Tensionet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni janë përshkallëzuar pas një…

4 orë ago
  • POLITIKE

Presidenti hungarez nënshkroi ligjin, Orban nuk mund të bëhet më kurrë kryeministër

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok ka nënshkruar ndryshimin kushtetues që vendos kufizim të mandatit për…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hapet linja direkte Tiranë-Toronto

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto.…

21 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

2 ditë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

3 ditë ago