LAJME

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin ‘hipersonik’ që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Tingëllon si një ëndërr që është shumë e mirë për të qenë e vërtetë – sidomos për ata që udhëtojnë shpesh me aeroplanë.

Por udhëtimet e pasagjerëve nëpër Atlantik mund të shkurtohen shumë, falë një linje të re ‘hipersonike’ që pritet të vihet në punë, shkruajnë mediat e huaja.

Një kompani e hapësirës ajrore në Teksas e quajtur Venus Aerospace është duke punuar në një aeroplan të quajtur Stargazer, si dhe në motorin që do ta fuqizojë atë.

Stargazer do të jetë ‘hipersonik’ – që do të thotë se mund të udhëtojë disa herë më shumë se shpejtësia e zërit – dhe gjithashtu do të fluturojë më lart se aeroplanët e tjerë.

Dhe nëse vihet në veprim edhe për udhëtime komerciale, aeroplani prej 33 milionë dollarësh mund të përfundojë udhëtimin prej rreth 5550 kilometrash nga Londra në Nju Jork në më pak se një orë – rreth tri herë më shpejt se Concorde (rreth 2179 kmh).

Nëse bëhet një krahasim, për shembull, me një udhëtim Prishtinë-Cyrih, ku kohëzgjatja e fluturimit sot me aeroplan është afërsisht dy orë, duke mbuluar një distancë prej rreth 1,118 km, ai do të mund të arrinte në destinacionin e tij për mesatarisht rreth 10 minuta.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, në një ngjarje në Bentonville, Arkansas javën e kaluar, Venus Aerospace debutoi motorin që do të fuqizojë aeroplanin e saj Stargazer nëpër qiej.

Ai quhet Venus Detonation Ramjet 2000 lb Trust Engine, i njohur gjithashtu si ‘VDR2’.

Andrew Duggleby, bashkëthemelues i Venus Aerospace, tha se motori do të mundësojë një ‘revolucion në fluturimin me shpejtësi të lartë’.

Sipas Venus Aerospace, VDR2 mund të arrijë shpejtësi 6 Mach ose gjashtë herë më shumë se shpejtësia e zërit – pra rreth 7400 km/h.

Kjo do ta bënte atë zyrtarisht ‘hipersonik’, që është niveli mbi ‘supersonik’ (tejkalimi i shpejtësisë së zërit – 1 Mach ose 1234 km/h).

Venus Aerospace ka publikuar tashmë imazhe konceptuale të Stargazer, por është e paqartë se sa afër është ndërtimi i një prototipi me përmasa ekuivalente.

Nëse Stargazer realizohet, do të jetë aeroplani i parë komercial me pasagjerë që do të ecë më shpejt se shpejtësia e zërit që nga Concorde.

I “dalë në pension” më shumë se 20 vjet më parë, Concorde fluturoi në një lartësi maksimale prej 18,000 metrash.

Veç shpejtësisë së madhe, sipas Venus Aerospace, aeroplani i saj i ardhshëm do të fluturojë më lart – deri në 33,000 metra.

Venus Aerospace po punon me kompaninë e Ohajos Velontra, e cila ofron teknologji të armëve hipersonike, për të sjellë aeroplanin “në jetë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

7 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

16 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

17 orë ago