FOTO&VIDEO

Nga qershori në shtator, valë nxehtësie dhe kushte të motit ekstrem

Temperaturat e vrojtuara në sipërfaqen e oqeanit Paqësor gjatë periudhës janar-prill 2020 tregojnë për ndikim të theksuar të fenomenit El Niño në kushtet e motit global.

Ndërsa një tjetër tablo më të butë, prezanton oqeani Indian ku fundi i vitit2019 dhe përgjithësisht këto muaj të 2020 tregojnë për një fazë neutrale të ElNiño-s. Parashikohet një dobësim i lehtë i El Niño-s nga fundi i muajit korrik, por ky dobësim pritet të jetë gradual prandaj dhe ndikimi i tij në stinën e verës për pjesën më të madhe të Europës, do të ndjehet në fillim-vjeshtë.

Në këto kushte, vera e këtij viti do të ndjekë trajektoren termike të 5 viteve të fundit me temperatura të larta, por ndryshe nga vitet e tjerë, ditët shumë të nxehta gjatë verës 2020 do të jenë më të pakta.

Edhe tabloja e reshjeve gjatë periudhës qershor-shtator, paraqitet e varfër, pasi reshjet do të shfaqen në kontinent jo në trajtën e tyre të natyrshme, por në formën e 2-3 stuhive tropikale, të cilat do të sjellin kushte të motit ekstrem, kryesisht në Evropën Perëndimore. Ajo çfarë do të spikatë gjatë muajve të nxehtë të këtij viti, është shfaqja e stuhive tropikale, jo vetëm në pellgun e Mesdheut nga brigjet e Spanjës në Izrael, por edhe në gjerësi gjeografike veriore si veriu i Italisë, Austria, Hungaria dhe Gjermania.

Parashikohet që nga qershori deri në fillim-vjeshtë, Evropianët të përballen me kushte të motit ekstrem të natyrave të ndryshme nga moti i nxehtë me thatësirë dhe zjarre në pyje deri te stuhitë afatshkurtra të natyrës tropikale. Në tablonë stinore Evropiane, Shqipëria pritet të përballet me mot të nxehtë dhe të thatë gjatë qershorit-korrikut, ku reshjet do të shfaqen kryesisht në skajet veri-verilindje, ndërsa gushti dhe pjesa më e madhe e shtatorit do të vijojnë disi më të freskëta, por thatësira në pjesën më të madhe të Shqipërisë do të theksohet akoma më tepër.

Parashikohet që kulmi i nxehtësisë së kësaj vere, të shënohet në periudhën qershor-korrik kur temperaturat ngjiten në 40°C në disa qytete të shtrirjes perëndimore; madje edhe zonat verilindore Has-Kukës-Peshkopi pritet të shënojë gjatë muajve qershor-korrik, të ngjiten pranë 40 gradëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 ditë ago