Detaje të reja janë zbuluar për Artur Tushin, shqiptarin që u ekzekutua nga një vrasës me pagesë në afërsi të banesës së tij në Medelin të Kolumbisë. Ndaj 44 vjeçarit shqiptar u derdhën plotë 11 plumba të cilat i morën jetën në vend ndërsa autori i vrasjes, një 35-vjeçar venezuelian u arrestua 19 kilometra larg vendit të krimit.
Policia kolumbiane bëri me dije se killeri i shqiptarit ishte paguar në dollar gjë e cila ngre dyshime se krimi lidhet me përplasje kriminale ndërkombëtare në qytet.
Artur Tushi i njohur në Shqipëri me nofkën “Qoti”, është me origjinë nga fshati Raboshtë në Lezhë. 44 vjeçari shqiptar rezulton se në vitin 2017 gjatë kohës që jetonte dhe punonte në Itali është rrëmbyer. Ai u rrëmbye në zonën mes Fushë-Milotit dhe fshatrave pranë rrugës kombëtare Milot–Burrel, ndërsa po udhëtonte me makinën e tij, e cila më pas u braktis në vendin e ngjarjes.
Sipas Policisë Shqiptare, disa persona ndaluan automjetin e Tushit, i vendosën një qese në kokë dhe e çuan në një banesë, ku e mbajtën peng. Gjatë rrëmbimit, shqiptarit iu vodhën 200.000 lekë. Gjatë hetimeve për rrëmbimin, policia zbuloi se Tushi nuk kishte asnjë precedent penal as në Shqipëri dhe as në Itali.
Megjithatë, incidenti mendohet të ketë qenë i lidhur me aktivitete të paligjshme në të cilat ai ishte përfshirë jashtë vendit.
Pas hetimeve të para të kryera nga autoritetet kolumbiane përmes Interpol-it, u zbuluan disa precedentë penalë në emrin e Tushit në vende të ndryshme.
Ekuadori dhe Spanja po e hetonin. Ndër precedentët penalë të Tushit veçohen vepra të tilla si dhunë fizike dhe posedim droge. Vrasja e Tushit ka tronditi opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te rrjetet e trafikut ndërkombëtar të drogës në Amerikën Latine. Dyshohet se Artur Tushi mund të kishte qenë një narkotrafikant evropian.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…