LAJME

Ngjarjet e fundit tronditëse në Vushtrri, policia kryen kontrolle në tre shkolla

Pas ngjarjeve të fundit tronditëse në Vushtrri janë marrë masa shtesë për të rritur sigurinë dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka kryer disa kontrolle në tre shkolla, përfshirë SHMT “Lutfi Musiqi”, SHMP “Bahri Haxha” dhe Gjimnazin “Eqrem Çabej”.

I pari i komunës ka thënë se kontrollet janë realizuar me qëllim të verifikimit të sigurisë dhe për t’u siguruar që nuk kishte asnjë kërcënim të mundshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Më tutje në njoftim thuhet se gjatë këtyre kontrolleve, nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

“Kjo është pjesë e një serie masash që do të vazhdojmë të implementojmë për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe për të luftuar çdo formë të dhunës dhe pasigurisë. Ne do të qëndrojmë të angazhuar për të ofruar mbështetje dhe siguri për komunitetin tonë”, ka thënë ai.

Rikujtojmë që gjatë ditës së djeshme është mbajtur mbledhja urgjente e Këshillit për Siguri në Bashkësi në Komunën e Vushtrrisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago