LAJME

Nipi i Oliver Ivanoviç-it: Serbia i ka ndërprerë hetimet, vetëm Prokuroria Speciale në Prishtinë po heton rastin e vrasjes

Aleksandër Ivanoviç, nipi i Oliver Ivanoviç-it, ka thënë për mediumin serb “Nova” se Serbia i ka ndaluar hetimet në lidhje me vrasjen e mistershme të politikanit serb nga Kosova dhe se e vetmja që po vazhdon hetimet është Prokuroria Speciale në Prishtinë.

“Sipas informacioneve tona, Beogradi nuk po kryen më hetime. Ata ishin vetëm në fazën e para-hetimit. E vetmja që po kryhen hetim është Prokuroria Speciale në Prishtinë.” thotë ai, transmeton “Nova”.

Ai ka mbështetur kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Social-Demokrate të Serbisë, e cila ka kërkuar formimin e komisionit hetimor në Kuvendin e Serbisë, për të përcaktuar rrethanat në lidhje me vrasjen e Ivanoviç-it.

“Është gjë e mirë dhe e mbështes hapjen e kësaj çështjeje në media dhe para të gjitha institucioneve shtetërore. Se a do të ketë epilog dhe si do të pozicionohet partia në pushtet në raport me të, kjo është një pyetje tjetër dhe përgjigjen do ta marrim shumë shpejt”.

Kyretari i Komisionit Ekzekutiv nga radhët e Partisë Demokrate, Serdan Milivojeviç, tha për “Nova” se vrasja e Ivanoviç-it duhet t’i kthehet jetës politike si temë, sepse sipas tij dalëngadalë po harrohet.

Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës se partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Në kohën e ngjarjes, Ivanoviç ishte në proces gjyqësor, për pretendime mbi vrasjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës çlirimtare të vitit 1999. Deri në vitin 2008, ai ishte kreu i serbëve të Kosovës.

Pas firmosjes së marrëveshjes së Brukselit, Serbia dhe Kosova filluan normalizimin e raporteve. Nga kjo kohë qasja e Ivanoviç në politikë ishte moderuar. Në vitin 2014 ai u akuzua për krime lufte dhe u burgos.

Në 2016-ën, u dënua me nëntë muaj burgim nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX. Ndërkohë në vitin 2017, Gjykata e Prishtinës e anuloi këtë vendim duke e liruar politikanin serb dhe duke rinisur një proces të ri.

Gjatë kësaj kohe, Ivanoviç mori kërcënime të shumta, deri në çastin e vrasjes së tij, në janar të 2018-ës

Procedura në Prishtinë po zhvillohet kundër gjashtë personave të dyshuar si të përfshirë në këtë vrasje – Nedeljko Spasojeviç, Dragisha Markoviç, Rade Basara dhe Zharko Jokanoviç, të cilët ishin pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kohën e vrasjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago