LAJME

Nisin hetimet ndaj ‘anglezit’ për vrasjen e biznesmenit dhe politikanit shqiptar

Një shtetas anglez është duke u verifikuar nga autoritetet, në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.

Ky shtetas ka qenë duke pirë kafe brenda lokalit “CORAL” në momentin e ngjarjes dhe menjëherë pas të shtënave është larguar.

Report Tv mëson se shtetasi anglez, deri tani identiteti i tij nuk bëhet me dije, ka hyrë në Shqipëri me 14 Prill dhe është larguar mbrëmjen e 19 Prillit nga Rinasi, disa orë pas ngjarjes.

Përgjatë 5 ditëve, anglezi ka qëndruar në një hotel në vijën e parë të plazhit rreth 1 km larg lokalit të viktimës.

Grupi hetimor po verifikon nëse diçka e tillë ka qenë një rastësi, apo shtetasi i huaj mund të jetë përdorur në rolin e informatorit për të realizuar krimin.

Për shkak të largimit të shpejtë drejt Britanisë në Madhe përmes Aeroportit të Rinasit, hetuesit nuk kanë pasur mundësi ta pyesin shtetasin anglez, por po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të verifikuar nëse është parë duke lëvizur edhe ditë të tjera para ngjarjes pranë kompleksit “CORAL”.

Resorti “Coral” ishte në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe shtetasi anglez kishte shkuar të pinte akfe aty, edhe ditën që ndodhi ngjarja, ndërkohë që akomodimin e kishte bërë në një hotel tjetër rreth 1 km larg.

Biznesmeni dhe politikani lokal Ardian Nikulaj u vra mesditën e 19 prillit, në resortin në pronësi të tij. Deri tani janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e 50 vjeçarit. Pamjet e kamerave të sigurisë janë publikuar dhe tregojnë momentet e fundit të Nikulajt, derisa u qëllua për vdekje me gjashtë plumba.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

9 orë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

18 orë ago
  • KRYESORE

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

2 ditë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

3 ditë ago