LAJME

“Tapë” në timon, mos bindje ndaj urdhrit të policisë dhe dhunë ndaj vajzës, një i arrestuar dhe një i proceduar në Korçë

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi është konstatuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Shtetasi N.B, po ashtu nuk i është bindur urdhrit të policisë, gjatë veprimeve proceduriale.

Një 63-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu 39-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Ll., 63 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

10 orë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

19 orë ago
  • KRYESORE

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

2 ditë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

3 ditë ago